Përleshjet që po zhvillohen në Irak kanë lënë të vdekur të paktën 15 njerëz, duke përfshirë 12 nga personeli i forcave të sigurisë dhe atyre të armatosura. Sipas zyrtarëve qeveritarë, sulmet e ndërmarra janë gjoja se në shenjë hakmarrjeje ndaj përleshjeve vdekjeprurëse në një protestë që u mbajt një ditë më parë.
Luftimet e djeshme mes forcave të sigurisë dhe protestuesve pranë qytetit verior të Hawijas lanë 27 viktima dhe shkaktuan një valë të sulmeve hakmarrëse.
Protestuesit kanë mbushur rrugët në zonat me shumicë sunite në Irak për më shumë se katër muaj, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit shiit Nuri Malikit.
Përplasjet dhe sulmet që përfshinë forcat e sigurisë, protestuesit dhe përkrahësit e tyre lanë 54 njerëz të vdekur në të gjithë vendin.
No comments:
Post a Comment