Wednesday, April 24, 2013

"Ëndrra" Muamba, rikthehet dhe shënon (VIDEO)

Historia e bukur e FabriceMuamba nuk ka fund. Ish futbollisti i Bolton, siç e mbani mend, u tërhoq nga futbolli pas ngjarjes dramatike në ndeshjen kundër Tottenham ku për pak humbi jetën në fushë për shkak të një arresti kardiak. PorMuamba nuk dorëzohet së luajturi lojën që e dashuron më shumë se çdo gjë tjetër.

Po bën xhiron e botës videoja ku Muamba luan futboll me 5 veta dhe pas një driblimi të bukur arrin të shënojë me fanellën e Hearts&Goals.

Ndeshja zhvillohej për arsye bamirësie dhe nuk mund të mungonte ai, i cili i detyrohet shumë mjekëve që e mbajtën në jetë dhe ndoshta shembulli më i mirë për të mësuar vlerën e jetës.

No comments:

Post a Comment